Saturday, October 6, 2012

10 femrat më të pasura në botë, por që pasurin e kanë të trashëguar

Paris Hilton
26 vjeç
Një prej trashëgimtareve më të njohura në botë, jo vetëm për pasurinë e saj, por edhe për protagonizmin në media dhe jetën prej ylli “Hollivudi”. Stërmbesa e themeluesit të hoteleve “Hilton”, Paris është gjithnjë e pranishme në kronikat rozë për skandalet e herëpashershme dhe dëshirën për të frekuentuar mbrëmjet e mëdha në Hollivud.




Ivanka Trump
25 vjeç
Vajza e miliarderit Donald Trump është konsideruar si përzierja perfekt e paraqitjes dhe esencës. Ish-modelja është diplomuar me pikët maksimale në Universitetin e Pensilvanisë dhe tashmë punon në organizatën “Trump” si anëtare e bordit të zhvillimit. Aktualisht ajo po ndihmon për eksportimi ne markës “Trump” në Dubai dhe në Panama.


Nicky Hilton
23 vjeç
Nicky Hilton është më së shumti e njohur për shkak se është motra e Paris Hilton, pasi ajo vetë është më e përmbajtur dhe përpiqet t’u qëndrojë larg aparateve fotografikë të paparacëve që e ndjekin hap pas hapi. Ajo është më e dhënë pas biznesit dhe sapo ka krijuar linjën e saj të hoteleve me emrin “Nicky O” me hotelin e parë në Florida.


Julia Louis-Dreyfus
46 vjeç
Babai i saj francez, Gerard ka një pasuri prej 3.4 miliardë dollarësh që vijnë nga industri të ndryshme si nafta, gazi dhe lëngu i portokallit, por Julia nuk ka nevojë për paratë e babait të saj të pasur. Ajo është një prej trashëgimtareve më të njohura në botë dhe ka bërë paratë e saj, duke interpretuar në rolin e Elaine Benes në seritë “Seinfeld”.


Dylan Lauren
32 vjeç
Vajza e ikonës së modës amerikane, Ralph Lauren ka vendosur të mos shpenzojë paratë e babait, por të krijojë diçka me to. Kështu, Dylan ka krijuar një linjë dyqanesh ëmbëlsirash “Dylan’s Candy Bar” në gjithë vendin. Dyqanet përmbajnë dhoma ku mund të organizohen festa, llixha ëmbëlsirash dhe bluza dhe jastëkë prej ëmbëlsirash.


Aerin Lauder
37 vjeç
Ikona e modës, e cila është një figurë e përhershme në sfilatat e modës në Nju Jork, krahasohet shpesh herë me gjyshen e saj legjendare, Estee Lauder. Ajo është anëtare e bordit të kompanisë kozmetike dhe merret me gjithë aspektet vizuale të saj. Babai i saj miliarder është president i laboratorëve të produkteve kozmetike “Clinique”.


Amanda Hearst
23 vjeç
Stërmbesa e botuesit legjendar William Randolph Hearst është një prej vajzave të shtresës së lartë të Nju Jorkut. Në një intervistë të dhënë në revistën “Harper’s Bazaar” ajo ka deklaruar se shuma e parave që i duhen për kujdesin vetjak në vit kap shifrën 136,360 dollarë. Ajo është dhe anëtare e organizatës ambientaliste “Riverkeeper”.


Delphine Arnault Gancia
32 vjeç
Vajza elegante e francezit të pasur të artikujve të luksit, Bernard Arnault, është diplomuar për Ekonomi në Londër dhe ka punuar në firmën e menaxhimit “McKinsey” përpara se t’i bashkohej kompanisë të të atit “Louis Vuitton”, duke u bërë femra e parë e bordit në moshën 28 vjeç. Ajo ka bashkëpunuar me John Galliano dhe ka punuar tek Christian Dior.

Tamara Eçlestone
23 vjeç
Vajza e miliarderit të Formula1, Bernie Eçlestone dhe modeles kroate Slavica, Tamara Eçlestone është versioni anglez i Paris Hilton. Ajo ka mundur të bëhet e famshme si prezantuese e garës televizive “Red Bull Air”. Ajo gjithashtu ka formuar dhe kompaninë e saj të produksionit me motrën e saj Petra.


Holly Branson
25 vjeç
Biondja që ka për baba manjatin e “Virgin”, Richard Branson punon si doktoreshë në Londër, pasi është diplomuar për pediatri. Ajo është mike e vjetër e princit Ulliam të Anglisë, me të cilin ka kaluar dhe pushimet vitin e kaluar. Sipas sondazheve të ndryshme në media, ajo është zgjedhur me 43 për qind vota si bashkëshortja më e përshtatshme për princin e Anglisë.
















No comments:

Post a Comment