Monday, October 8, 2012

Vali Corleone tani edhe këngëtar (video)



Befasitë nga Vali Corleone nuk kanë të ndalur. Ai ka postuar një videospot dhe thotë se ka kënduar para 12 viteve. Pretendon se është babai i muzikës hip-hop në Kosovë dhe Shqipëri.




Vali Corleone-s nuk i mjafton popullariteti pas intervistës në “Zona e Lirë” dhe reagimeve që pasuan deri në ofendime të rënda sidomos me këngëtaren Altuna Sejdiu – Tuna.


Djali nga Gjilani ka zbuluar gjëra të reja për vetveten. Tani këmbëngulë se është pionier i muzikës hip-hop në gjuhën shqipe. Se ka incizuar shumë këngë, të cilat edhe i janë vjedhur nga reperë shqiptarë.

Ai ka postuar një këngë për të cilën thotë se është autor i saj dhe e ka kënduar në vitin 2000, por ia kanë vjedhur!

“Kur unë kam kënduar hip-hop nuk di nëse ka pasur ndonjë reper në shqiptari. Unë kam edhe këngë të tjera por ato do të publikohen pas vdekjes sime”, ka shkruar Corleone në faqen e vet në facebook.

Ai kritikon muzikën e sotme sepse sipas tij tani ajo prodhohet me teknologji, ndërkaq ai ka bërë muzikë origjinale.

Djaloshi kontrovers thotë se ka pasur dy ftesa që të luaj në filma aksion në Hollywood, por nuk ka mundur të shkojë “se Hollywoodi është shumë larg”!

“Amico dhe amica s’ka asnjë gjë në botë që nuk e kam bërë”, shkruan Vali, duke përsëritur se për historinë e tij në Itali nuk bën të zbulohet asgjë.

No comments:

Post a Comment