"Nëse fëmijët kanë 9, 10 ose 11 vjet ata tashmë i kanë përjetuar atraksionet e njohura sikurse që janë lojërat pa kufij, argëtimi me pica dhe klounë, kështu që dëshirojnë të provojnë diçka të pazakonshme", u shpreh Bob Beret, pronar i Parkut të aligatorëve.
Gjithsesi, aligatori nuk do të jetë vetëm për dekor por lëshojnë të notojë në pishinë, së bashku me fëmijët e hareshëm. Disa prindër janë të furishëm, derisa të tjerët e miratojnë mënyrë të re të argëtimit.
"Morisi im ishte shumë i lumtur. I thirrëm të gjithë fëmijët, që së bashku me prindërit të vijnë në argëtim, por nuk iu treguam për aligatorin. Deshëm që kjo të jetë një surprizë".
"Kjo ishte me të vërtetë "kull!"
Pronari i parkut të aligatorëve tha se mënyra e re e argëtimit është plotësisht e sigurt për fëmijët, sepse tërë kohën goja e aligatorit është mbyllur me rrjet. Në anën e modës së re, nuk qëndruan as ambientalistët lokal. "Nuk ka asgjë të paligjshme, por nuk do të thotë që ne ti mbështesin argëtimet e këtilla", ishte mesazhi i shkurtër dërguar nga organizata për mbrojtjen kafshëve. Mirëpo, kjo aspak nuk e brengos Morisin e vogël. Ai thotë se nuk do ti pengojë nëse edhe në ditëlindjen e ardhshme, aligatori kthehet në pishinën e tij.
No comments:
Post a Comment