Saturday, October 6, 2012

Vrasësi serik më i ri në histori, ka vetëm 8 vjet- ka mbytur 3 foshnje


Amaret Sad (8) nga Indija është vrasësi serik më i ri në histori.

Ky djalosh tetë vjeçar deri tani ka vrarë 3 foshnje,përveç se ka vrarë një foshnje 6 muajshe, Sad poashtu ka vrarë edhe motrën dhe vllaun e vet, të cilëet ishin 8 dhe 9 muajsh.

I gjithë rasti ka dal në pah pas viktimës së tretë, foshnja 6 muajshe, të cilën nëna e saj e kishte lënë në çerdhe për fëmijë. Pas tre orëve nëna e saj e thërret policin sepse e kishte të pamundur që ta gjej foshnjën e saj, e cila nuk gjendej më në çerdhen e fëmijëve. Trupin e saj pastaj e kanë gjetur të varrosur pranë shkollës.

Si i ka treguar edhe policisë , ai e ka marrë foshnjen nga çerdhja dhe ja ka thyer kokën duke e rrahur me guri.

Sad prej 5 vjet ka qenë duke shkuar ne psikijatri për tu shëruar, ka qenë një djalosh shumë i tërhequr në vete, a kur i ka pas 6 vjet ai e ka vrarë një macë.

Sipas ligjit ky djalosh minoren nuk mund të burgoset, por do të dërgohet në shtëpin për korrigjim në të cilën do të qëndroj deri në moshën 18 vjeqare.


No comments:

Post a Comment